Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër 42 gradë - Gazeta Express
string(90) "vijon-vala-e-te-nxehtit-afrikan-sot-temperatura-maksimale-regjistrohet-ne-shkoder-42-grade"

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 8:15

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër 42 gradë

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 8:15

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin janë regjistruar temperatura të larta.

Ditën e sotme, 13 gusht, sipas parashikimit të motit nga Shërbimi Metereologjik ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Temperaturat maksimale do të regjistrohen në Shkodër, 42 gradë, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier e Gjirokastër përkatësisht 41 gradë Celsius. Ndërsa temperaturat e mëngjesit dhe të mbrëmjes do të vijojnë të jenë në vlerat 20 gradë në zonat malore dhe 25-26 gradë në zonat e ulëta dhe në breegdet.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat

luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s.