Egnatia dhe Dinamo do të zbresin nesër në fushë, vetëm 90 minuta larg historisë - Gazeta Express
string(78) "egnatia-dhe-dinamo-do-te-zbresin-neser-ne-fushe-vetem-90-minuta-larg-historise"

Futboll

Gazeta Express

13/08/2025 8:30

Egnatia dhe Dinamo do të zbresin nesër në fushë, vetëm 90 minuta larg historisë

Futboll

Gazeta Express

13/08/2025 8:30

Dy skuadrat, Egnatia, kampionia e Shqipërisë, dhe Dinamo, fituesja e Kupës së Shqipërisë, do të luajnë të enjten ndeshjet e kthimit të turit të tretë të Conference League.

Kalimi për në fazën “play-off”-it është një bast për to…

Kampionët rrogozhinas do të zbresin në orën 21:00, në stadiumin e tyre “Egnatia Arena” për t’u përballur me sllovenët e Olympija Ljubjanës.

Ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar 0-0, çka i bën rrogozhinasit të jenë vetëm 90 minuta larg kualifikimit dhe futjes në histori.

Në “Air Albania” djemtë të e Ilir Dajës do të synojnë të bëjnë mrekullimë përballët Hajdukut të Split. Kjo që është programuar të startojë në orën 20:45.

Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 2-1 në favor të kroatëve, shkruan Dosja.

Ndërkohë në “Air Albania” Dinamo City ka një shans të dytë për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së pare ndaj Hajdukut, një detyrë e vështirë, por jo e pamundur.