“Ngërçi” politik në Kosovë, Nurellari: Kurti godet Kushtetuesen sa herë ka vendime kundër tij - Gazeta Express
string(89) "ngerci-politik-ne-kosove-nurellari-kurti-godet-kushtetuesen-sa-here-ka-vendime-kunder-tij"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 8:15

“Ngërçi” politik në Kosovë, Nurellari: Kurti godet Kushtetuesen sa herë ka vendime kundër tij

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 8:15

Analisti politik Adri Nurellari në një intervistë në ABC News komentoi situatën politike në Kosovë. Vendi prej muaj ndodhet në një “ngërç politik”, pasi deri më tani nuk është arritur ende konstituimi i Kuvendit.

Gjatë intervistës, Nurellari, u shpreh se kryeministri në detyrë Albin Kurti me sjelljen e tij arrogante ka dëmtuar imazhin e Kosovës.

“Nga ana e Vetëvendosjes është bërë traditë se sa herë që gjyqësore nxjerr në pah tentativat e Kurtit për të shkelur Kushtetutën ai e sulmon Gjykatën Kushtetuese, por është e njëjta që i hapi rrugën për ardhjen në pushtet. Pra tregon një sjellje jo të drejtë nga drejtësisë. Tregon një sjellje jo institucionale dhe vënë në pikëpyetje funksionin bazik të institucioneve në Kosovë”, u shpreh ai.

Gjithashtu komentoi edhe qëndrimin e ambasadës gjermane e cila në reagimin e saj ka bërë thirrje për të zgjidhur ngërçin politik ose në të kundërt do të ketë edhe pasoja, Nurellari e cilësoi si një kambanë alarmi.

“Janë të alarmuar me papërgjegjshmërinë, arbitraritetin dhe arrogancën. Tentativat e Kurtit nëpërmjet përfaqësuesit Dehari në Kuvend ishin antikushtetuese. Pra në këtë mënyrë dëmtohet baza dhe themeli i sigurisë së Kosovës”, tha ndër të tjera ai.