Inaugurohet ‘Sheshi Sir Mike Jackson’ në selinë e KFOR-it - Gazeta Express
string(55) "inaugurohet-sheshi-sir-mike-jackson-ne-seline-e-kfor-it"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 7:57

Inaugurohet ‘Sheshi Sir Mike Jackson’ në selinë e KFOR-it

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 7:57

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, dje udhëhoqi ceremoninë e inaugurimit të “Sheshit Sir Michael David Jackson” në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë. Sheshi mban emrin e Gjeneralit Michael David (“Mike”) Jackson, komandanti i parë i Forcës së Kosovës (KFOR).

Në një postim në “Facebook” KFOR bën të ditur se në ceremoni morën pjesë shumë të ftuar të nderuar, përfshirë bashkëshorten dhe djalin e gjeneralit, Lady Sarah dhe Mark, ish-oficer të regjimentit të parashutistëve ku ka shërbyer gjenerali Jackson, si dhe zëvendësshefin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Paul O’Connor.

“Sot i bëjmë homazh një ushtari të jashtëzakonshëm, roli dhe udhëheqja e të cilit gjatë ditëve të para të KFOR-it ishin shembullore. Ai gjithmonë do të mbetet në zemrat tona, ashtu si edhe trashëgimia e shërbimit të tij në mbështetje të paqes dhe sigurisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë,” tha gjenerali Barduani duke iu drejtuar të pranishmëve.

Ceremonia u përmbyll me zbulimin e një pllake përkujtimore, përpara ndërtesës së selisë së KFOR-it.

Gjenerali Sir “Mike” Jackson shërbeu si komandanti i parë i KFOR-it nga 10 qershori deri më 8 tetor 1999. Ai luajti një rol kyç në vendosjen e themeleve të pranisë së NATO-s në Kosovë.