Eksperti i komunikacionit: Këta janë dy faktorë qe ndikojnë në numrin e aksidenteve në Kosovë - Gazeta Express
string(92) "eksperti-i-komunikacionit-keta-jane-dy-faktore-qe-ndikojne-ne-numrin-e-aksidenteve-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 7:48

Eksperti i komunikacionit: Këta janë dy faktorë qe ndikojnë në numrin e aksidenteve në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 7:48

Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit, tha se gjendja sa i përket aspektit të sigurisë në komunikacion ka qenë alarmante që prej pasluftës.

Ai shton se edhe mosmbajtja e distancës dhe përdorimi i telefonit është faktor që i paraprijnë aksidenteve në komunikacion.

Ahmeti tutje bëri të ditur se tejkalimi i shpejtësisë është faktori determinues sa i përket aksidenteve, duke e përmendur këtu edhe temperamentin.

“Ka shumë faktor që ndikojnë në aksidente, një prej tyre është faktori njeri që ndikon me 85 përqind”, tha Ahmeti.

Nga përvoja e tij tha se çdo i dyti përdor telefonin celular duke shkruar mesazhe.

Eksperti  e përmendi edhe futjen e një lënde për sigurinë në komunikacionit në shkollat e Kosovës. /Klan Kosova