Kurti me kandidat "alternativ" që s'e ka aprovimin e Mimoza Kusarit, VV i publikon fotografitë e sontme nga Gjakova - Gazeta Express
string(111) "kurti-me-kandidat-alternativ-qe-se-ka-aprovimin-e-mimoza-kusarit-vv-i-publikon-fotografite-e-sontme-nga-gjakova"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 0:20

Kurti me kandidat “alternativ” që s’e ka aprovimin e Mimoza Kusarit, VV i publikon fotografitë e sontme nga Gjakova

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 0:20

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sonte Ardian Golën si kandidat për kryetar të Gjakovës, në një ngjarje ku mori pjesë lideri i VV Albin Kurti dhe drejtues të lartë të partisë.

Kjo kandidaturë nuk e gëzon aprovimin e Mimoza Kusari-Lilës, shefes së Grupit Parlamentar të VV-së dhe kryetares së partisë Alternativa, e cila nuk u shkoi sonte atje.

Në aktivitetin e mbajtur në Gjakovë ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ministrat Arbërie Nagavci e Ejup Maqedonci, zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku, deputetë dhe ish-deputetë të VV-së. Megjithatë. Aty nuk u pa Mimoza Kusari Lila.

Në njoftimin e publikuar nga VV në Facebook, Ardian Gola u prezantua si “profesori me mendje të ndritur, zemër të madhe dhe vizion të qartë për Gjakovën”, me premtime për zhvillim ekonomik, forcim të arsimit, promovim të kulturës dhe përmirësim të mjedisit.

Zyrtarizimi i Golës vjen pas raportimeve se Kusari-Lila kishte kërkuar një kandidat “të pranueshëm për të gjitha palët”.