Ardian Gola ka treguar se do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës.
“Me dashuri e përgjegjësi, për Gjakovën! I juaji, Ardiani”, ka shkruar Gola.
Ndërkaq, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga kjo komunë Agon Batusha dhe kryetar i qendrës atje, ka postuar një fotografi me Golën, kreun e LVV-së, Albin Kurti dhe Glauk Konjufcën.
Emri i Batushës ishte përmendur vazhdimisht për kandidat për kryetar të Gjakovës nga radhët e LVV-së, por në fund subjekti politik vendosi për Golën. Sot gjatë ditës ka pasur raportime se Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar një emër më të pranueshëm, duke garantuar se nuk do të propozojë emër nga Alternativa nëse Bausha largohet nga gara.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...