Vigan Qorolli, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Drejtësisë, në RTKPrime tha se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është caktuar se të gjithë deputetët e Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin dhe rrjedhimisht të gjithë i ka urdhëruar në një gjuhë, sipas tij, të paprecedentë në historinë e ekzistencës së saj, me një dihotomi gjuhësore.
Vigan Qorolli, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Drejtësisë, në RTK Prime tha se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është caktuar se të gjithë deputetët e Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin dhe rrjedhimisht të gjithë i ka urdhëruar në një gjuhë, sipas tij, të paprecedentë në historinë e ekzistencës së saj, me një dihotomi gjuhësore.
Qorolli, gjithashtu pati vërejtje edhe në aktgjykimin e kësaj gjykate në kërkesën e AAK-së, në qershor të këtij viti, vuri në dukje se ky atkgjykim, sipas fuqisë së tij, do të ngelet në histori si i paimplementueshëm.
Ndërkaq në vendimin e fundit, Qorolli rikujton vendimin e mëparshëm ku përmendet afati 30-ditor të implementimit, që sipas tij ka një kontradiktë logjike, “sepse Gjykata Kushtetuese në 30 +30, d.m.th. gjashtëdhjetë ditë në total, por këtu nuk bëjnë gjashtëdhjetë ditë, këtu bëjnë tridhjetë plus tridhjetë, matematikisht, sepse dy herë nga tridhjetë duke mos arritur ta shqiptojë një sanksion të qartë dhe pa ekuivok duke treguar se çka pas, në rast se nuk konstituohet kuvendi”
Qorolli qe kritik edhe në atë që Gjykata Kushtetuese ka limituar të drejtën e propozimit partisë fituese në tri herë, që sipas tij, kjo mund të shkaktojë një rreth ciklik vicioz në të ardhmen.