Përparim Gruda nga PDK-ja është përballur në RTK me Vigan Qorrollin e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar vazhdimisht aktgjykimin, madje një nga pretendimet e tyre është edhe pse “është caktuar kufiizmi 3 herë të votohet një kandidat e jo më shumë”.
Deputeiti i PDK-së Përparim Gruda ka treguar pse ka ndodhur një gjë e tillë.
“Kur ka vakum kushtetues atëherë sërish bazohet brenda, sepse presidenti e ka kufizimin tre herë. 3 herë gjendet edhe në kushtetutat e vendeve të Bashkimit Evropian”.
Kështu, Gruda tha se Kushtetuta nuk ka spikur asnjë normë të re, siç pretendon partia në pushtet.
Gruda i tha Qorrollit që si jurist nuk duhet ta sulmojë Gjykatën Kushtetuese politikisht.
Ndërkaq, Qarrolli ka deklaruar se Kushtetuesja ka tejkaluar kompetencat e saj, duke theksuar se ai është një nga personat e parë që ka punuar aty dhe e njeh mënyrën e punës. /Gazeta Express