“Barrë të Papaguara”, është episodi i dytë i dokumentarit “Rrëfime të Heshtura”, me autor Sefer Zogaj, produkt i Sbunker me transmetim në T7.
Ky episod ka trajtuar problemet e grave në tregun e punës.
Një punëtore ankohet se nëpër vendet e punës ka ngacmime seksuale
“Duke filluar prej gjuhës seksiste që ne përballemi çdo ditë me ta, raportet e punës, duke filluar me ngacmime me sy që ta vendos shikimin”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se në konkurse të punës nuk kursehen pyetjet personale
“Punëdhënësi më ka pyet a e ke njet me u martu, a e ke njet me bë fëmijë mundesh me na tregu planet afatgjate por ato afatshkurta nuk është që i kanë interesu”, ka thënë ajo.
Për këtë fenomen ka alarmuar edhe shoqëria civile.