Rrëfime të Heshtura: Një grua tregon sesi u detyrua të emigrojë në Gjermani për shkak të kushteve të vështira të punës në Kosovë - Gazeta Express
string(127) "rrefime-te-heshtura-nje-grua-tregon-sesi-u-detyrua-te-emigroje-ne-gjermani-per-shkak-te-kushteve-te-veshtira-te-punes-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 18:25

Rrëfime të Heshtura: Një grua tregon sesi u detyrua të emigrojë në Gjermani për shkak të kushteve të vështira të punës në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 18:25

“Barrë të Papaguara”, është episodi i dytë i dokumentarit “Rrëfime të Heshtura”, me autor Sefer Zogaj, produkt i Sbunker me transmetim në T7.

Ky episod ka trajtuar problemet e grave në tregun e punës.

Një punëtore ka rrëfyer ne kushte anonimiteti për vështirësitë që i ka pasur në tregun e punës.

Kështu ajo u detyruar që të largohet nga kosova për në Gjermani.

“Unë prej një viti jam këtu, kam ardhur në Gjermani për të punuar dhe për të vazhduar një jetë të re dhe për të punuar një punë të re në kushte tjera, më të mira pasi që Kosovën e kam lënë më kushte tejet të mjerueshme”.

“Unë kam punuar në butiqe të nusërisë, në qendra të mëdha tregtare dhe nuk kam parë ndonjë ndryshim të kushteve apo pagave, në secilin punë ne si punëtorë jemi të diskriminuar, jemi keqtrajtuar, jemi abuzuar psikologjikisht dhe fizikisht, pse e them këtë sepse të punosh prej orës 8 deri në orës 8 të mbrëmjes gjatë kohës së sezonës për mua ishte diçka jashtë normale, ti fizikisht të qëndrosh në këmbë 12 orë të tëra dhe në fund të marrësh një pagesë shumë skandaloze dhe gjatë sezonave ata punëdhënësit na thonin se për orë shtesë të paguhet shtesë, ato bonuse ishin 2 ose 1 euro ora, por mund të ju them që pos muajve sezonalë merrnim pagën tonë 20-30 euro max bonus, që ishte një pagë tepër e vogël, me gjitha shpenzimet që kishim”, ka thënë ajo.

Më poshtë mund ta shihni episodin e plotë: