Arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie, Policia: Dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia - Gazeta Express
string(85) "arrestohet-nje-i-dyshuar-per-zjarrvenie-policia-dyshohet-se-ka-ndodhur-nga-pakujdesia"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 17:41

Arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie, Policia: Dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 17:41

Policia në Prishtinë ka njoftuar se sot në Lipjan është arrestuar për përfshirje në një rast të zjarrvënies.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht zyrtarët e stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia. Sipas hetimeve fillestare, zjarri ka shkaktuar rrezik serioz për pronën dhe sigurinë publike, për çka nga prokuroria kompetente është iniciuar rast për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.”

Policia ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur veprimet që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe pronën, si dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të zjarrit apo rrezikut të ngjashëm në numrin emergjent 192.