Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezantuar programin e edukimit për muajin gusht, të zhvilluar në kuadër të ekspozitës “I avashtë dhe i pandalshëm” nga Kemil Bekteši.
I frymëzuar nga roli i bukës dhe gatimit në kulturën tonë, ky muaj sjell aktivitete krijuese, si punime me terrakotë, gatim dhe aktivitete komunitare, duke ofruar momente argëtimi dhe zhvillimi kreativ për të gjithë pjesëmarrësit.
GKK fton të interesuarit t’i bashkohen aktiviteteve dhe punëtorive gjatë këtij muaji.