Hyjnë në fuqi 9 masa të reja, investime deri në 50% në bujqësi - Gazeta Express
string(60) "hyjne-ne-fuqi-9-masa-te-reja-investime-deri-ne-50-ne-bujqesi"

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 14:28

Hyjnë në fuqi 9 masa të reja, investime deri në 50% në bujqësi

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 14:28

Qeveria shqiptare ka miratuar zyrtarisht ndryshimet në Skemën Kombëtare të Investimeve për vitin 2025, duke vendosur në fuqi nëntë masa të reja mbështetëse që synojnë modernizimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit vendas dhe zhvillimin e sektorëve ruralë.

Skema parashikon financim deri në 50% të vlerës së investimit, me mbështetje të veçantë për fermerët, agropërpunuesit, strukturat e agroturizmit dhe sektorin e akuakulturës.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, fondet do të ndahen për:Serat e reja diellore – Deri në 15 milionë lekë për hektar për perime, 8 milionë lekë për rrush tavoline dhe 4 milionë lekë për luleshtrydhe.

Mbjellje pemësh frutore, ullinjsh, agrumesh e vreshtash – 800 mijë lekë për hektar, plus deri në 250 mijë lekë për sistem ujitjeje me pika.

-Rrjeta mbrojtëse kundër breshërit – Financim deri në 1.5 milionë lekë për hektar.

-Sisteme ujitjeje me pika në pemëtore e ullishte ekzistuese – Deri në 250 mijë lekë për hektar.

-Ndërtesa për mbarështim kafshësh e shpendësh – Deri në 15 milionë lekë për subjekt.Mekanizim dhe modernizim të fermave – Deri në 5 milionë lekë për subjekt.

-Makineri dhe linja përpunimi, paketimi dhe etiketimi – Deri në 7.5 milionë lekë.

-Ndërtim ose zgjerim të strukturave agroturizmi – Deri në 15 milionë lekë.Akuakulturë detare – Deri në 15 milionë lekë për pajisje dhe rrjeta peshkimi.

Kush mund të aplikojë? Përfitues mund të jenë fermerë individualë, subjekte fizike ose juridike dhe shoqëri të bashkëpunimit bujqësor (SHBB). Kushtet kryesore janë:

Të mos kenë detyrime tatimore ose ndaj AZHBR/MBZHRTë kenë tokën në pronësi apo me qira për të paktën 5 viteTë kenë leje ndërtimi kur kërkohetTë jenë të rregullt me sigurimet shoqërore

Afatet dhe dokumentet

Aplikimet hapen nga 30 korriku deri më 30 shtator 2025 pranë zyrave të AZHBR-së. Kërkohet formular aplikimi, plan-biznes 5-vjeçar, dokument pronësie ose qiraje, leje ndërtimi (kur kërkohet), vërtetim tatimor dhe sigurimesh, si dhe ofertat për ndërtim ose pajisje.