Gazetari në Kosova Live për vrasjen në Hajvali: E planfikuar, u vra në sy të gruas dhe vajzave - Gazeta Express
string(92) "gazetari-ne-kosova-live-per-vrasjen-ne-hajvali-e-planfikuar-u-vra-ne-sy-te-gruas-dhe-vajzave"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 15:09

Gazetari në Kosova Live për vrasjen në Hajvali: E planfikuar, u vra në sy të gruas dhe vajzave

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 15:09

Gazetari Faton Mehmeti në “Kosova Live” ka thënë se vrasja e 41 vjeçarit në Hajvali ishte e planifikuar.

“Nuk është që ka ndodhë një konflikt i çastit siç është trumbetuar në media, kjo bie poshtë”, tha ai.

 “I ndjeri është vrarë afër shtëpisë së tij, ai është vrarë në prani të gruas dhe vajzave të tij”, tha ai. Mehmeti tha se policia e ka dërguar emrin e të dyshuarit nëpër pikat kufitare. “Mirëpo sipas burimeve që kemi, ai ndodhet ende brenda Kosovës”, tha ai.

 “Nga kontaktet që kam pasur me njerëz të tij, e përshkruajnë si një djalë jashtëzakonisht të qetë dhe nuk kishte pasur probleme. Të paktën ata nuk e kanë ditur që ka pasur ndonjë problem të madh”, tha ai.

Ai tha se familja e të ndjerit e di arsyen e vrasjes.

Vrasja në Hjavali ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00. Burime nga policia kanë deklaruar se sipas dyshimeve fillestare konflikti mes dy palëve ka nisur si mosmarrëveshje në komunikacion, e sipas një versioni tjetër rreth një vendparkimi.