Të premten e javës së kaluar, më saktësisht me 8 gusht, Gjykata Kushtetuese doli me vendim për bllokadën e krijuar në Kuvend. Nga gjykata, ndër tjerash u tha se votimi për kryetar të parlamentit duhet të bëhet në mënyrë të hapur dhe se i njëjti kandidat mund të propozohet vetëm deri në tri herë për këtë pozitë, shkruan Gazeta Express.
Nga Gjykata u tha edhe se ky aktgjykim i cili edhe do t’i hapte rrugë mbajtjes së seancës konstituive, do të hyjë në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare.
Pikërisht për këtë çështje, Gazeta Express ka dërguar pyetje në Gjykatë, për të kuptuar se kur do të bëhet publikimi i aktgjykimit të plotë.
Edhe pse datë nuk u dha në përgjigjen e Gjykatës, aty thuhet se aktgjykimi do tu dërgohet të gjitha palëve pasi që të bëhet finalizimi i tekstit, dhe se atëherë i njëjti do të publikohet në Gazetën Zyrtare.
‘‘Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.Aktgjykimi i Gjykatës në rastin KO193/25 dhe KO196/25 do të publikohet pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat e parashikuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës përkitazi me publikimin e vendimeve. Pas finalizimit të tekstit, aktgjykimi do t’u dërgohet të gjitha palëve të përfshira në rast, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe i njëjti do të dërgohet për publikim edhe në Gazetën Zyrtare’’, thuhet në përgjigje të Gjykatës. /GazetaExpress