QMK: Një zjarr aktiv në Makedonski Brod, një nën kontroll dhe 14 të shuar - Gazeta Express
string(71) "qmk-nje-zjarr-aktiv-ne-makedonski-brod-nje-nen-kontroll-dhe-14-te-shuar"

Maqedoni

Gazeta Express

12/08/2025 13:17

QMK: Një zjarr aktiv në Makedonski Brod, një nën kontroll dhe 14 të shuar

Maqedoni

Gazeta Express

12/08/2025 13:17

Deri në  ora 7:00 të mëngjesit, në të gjithë vendin ka 16 zjarre që digjen në sipërfaqe të hapura, njëri prej të cilëve është aktiv. Bëhet fjalë për zjarrin në komunën e Makedonski Brod, në Jasen, ku është prekur nga zjarri një pyll i përzier.

Siç raportohet nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), zjarri në komunën e Kërçovës, midis fshatrave Çelopeci dhe Miokazi, ku digjej një pyll i përzier, është nën kontroll.

Janë shuar 14 zjarre, dy prej të cilave në komunën e Kumanovës, si dhe në komunat Bosilovë, Vrapçishtë, Tetovë, Koçan, Resnjë, Novo Sellë, Krushevë, Tearcë dhe Prilep.

Në rajonin e Shkupit, janë shuar zjarret në komunën e Sarajit, pranë fshatrave Radushë dhe Svilare dhe në fshatin Shishovë, si dhe zjarri në fshatin Haraçinë, komuna e Haraçinës.