MPB: Sporteli për marrje të vërtetimit të shtetësisë në RTVM do të punojë deri në ora 19:00 - Gazeta Express
string(89) "mpb-sporteli-per-marrje-te-vertetimit-te-shtetesise-ne-rtvm-do-te-punoje-deri-ne-ora-1900"

Maqedoni

Gazeta Express

12/08/2025 13:15

MPB: Sporteli për marrje të vërtetimit të shtetësisë në RTVM do të punojë deri në ora 19:00

Maqedoni

Gazeta Express

12/08/2025 13:15

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sporteli për marrjen e vërtetimit të shtetësisë pranë ndërtesës së RTVM-së do të punojë deri në ora 19:00, përcjell TV21. Nga MPB thonë se vërtetimi për shtetësi mund të merret edhe në formë digjitale.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se, për shkak të rritjes së numrit të kërkesave, sporteli për lëshimin e “Vërtetimit të Shtetësisë” në Njësinë për Çështje Administrative – Shkup (në ndërtesën e RTVM-së) do të punojë nga ora 08:00 deri në 19:00, me qëllim që t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të qytetarëve. Gjithashtu, kujtojmë se shërbimi për lëshimin e Vërtetimit të Shtetësisë është i disponueshëm edhe në formë digjitale përmes portalit uslugi.gov.mk.”, thonë nga MPB.