Rinovohet Klinika për Urologji në Shkup - Gazeta Express
string(39) "rinovohet-klinika-per-urologji-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

12/08/2025 13:14

Rinovohet Klinika për Urologji në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

12/08/2025 13:14

Klinika universitare për Urologji sot e ka promovuar infrastrukturën plotësisht të re të renovuar të spitalit. Në ngjarje është theksuar se ko është pjesë e ciklit të gjerë investues dhe reformues, që përfshin modernizim dhe avancim të shërbimeve shëndetësoe, kushtet për punë dhe kushtet e denja për pacientët. Në prani të drejorit të Klinikës, Bashkim Shabani, kryetari i Qeverisë – Hristian Mickoski, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor – Sasho Klekovski, zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Qeverisje të Mirë Arben Fetai dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andonovski, është theksuar se janë rritur numri i ekipit mjekësor, praktikat moderne dhe kujdesi human për pacientët.

Janë renovuar plotësisht repartet mjekësore me investim të përgjithshëm prej 300 mijë eurove. Nga kjo vlerë, 100 mijë euro janë siguruar nga llogaritë e fondeve, 100 mijë përmes donacioneve, ndërsa 1000 mijë të tjerat nga fondet vetanake të Klinikës.

Hapësirat janë transformuar plotësisht në dhoma mpderne spitalore, të rregulluara si apartamente.

Me këtë rast u theksua se Klinika Universitare e Urologjisë u dallua, me këto investime të rëndësishme, përforcime të stafit dhe futjen e praktikave moderne mjekësore, duke u pozicionuar si një lider kombëtar në fushën e urologjisë.

Drejtori Shabani prezantoi gjithashtu planet për zhvillimin e Qendrës së Transplantimit dhe Qendrës së Kalkulozës, me fokus në përmirësimin e transplantimit të veshkave si një sfidë e përbashkët.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Klekovski, theksoi se Klinika e Urologjisë është një shembull i modelit të promovuar nga Qeveria, autoritetet shëndetësore dhe Fondi: rritje e fondeve për institucionet publike shëndetësore që lejon mirëmbajtjen e rregullt të hapësirës dhe pajisjeve, si dhe financim të kushtëzuar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për futjen e metodave të reja. Ai shtoi se metodat e reja janë pjesë e paketës për mbështetjen e pacientëve me kancer, e cila përfshin edhe metoda nga Klinika e Veshit, Hundës dhe Fytit, Klinika e Kirurgjisë Torakale dhe Klinika e Kirurgjisë Plastike.

“Ky projekt konfirmon angazhimin e Klinikës së Urologjisë për përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe futjen e zgjidhjeve inovative për pacientët”, theksoi Klekovski.

Ministri Aliu tha se kjo klinikë, për sa i përket infrastrukturës, duket vërtet sipas të gjitha standardeve evropiane. Teknologjitë dhe metodologjitë ishin në përputhje me nevojat e pacientëve dhe në përputhje me protokollet evropiane.

“Hap pas hapi, kujdesi shëndetësor po bëhet më afër të gjithëve”, tha ministri, duke njoftuar një prezantim të projekteve të tjera të suksesshme.

Kryeministri Mickoski gjithashtu shprehu kënaqësiu nga kjo, siç tha, vepër shumë poziive, diçka impresive. Ai theksoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë me dinamikën e këtillë.

“Për mua paraqet, para së gjithash, nder, e më pas edhe kënaqësi që, me ftesë të drejtorit, së bashku me kolegët nga Qeveria, me drejtorin e Fondit dhe të punësuarit e tjerë në këtë klinikë, mund ta vizitojmë, të bëjmë inspektim të një vepre tjetër me të vërtetë shumë pozitive, këtu në Qendrën Klinike, Klinikën e Urologjisë. Ajo që arritëm të shohim dhe ajo që e kanë realizuar këtu drejtori bashkë me bashkëpunëtorët, është diçka që na afron një hap më pranë shëndetësisë evropiane, gjegjësisht kushtet që pamë, e gjithë aparatura dhe metodologjitë janë me të vërtetë mbresëlënëse”nënvizoi Mickoski.

Sipas tij kjëto janë rezultatet që i presim. Është i bindur se me të njëjtën dinamikë do të vazhdojmë edhe më tej.

“Fokusi ynë kryesor është, kuptohet, zhvillimi i shtetit dhe brenda këtij fokusi vend të rëndësishëm ka edhe shëndetësia, madje do të thoja një nga më kryesoret. Nga Buxheti ndahen mjete të mëdha, madje rekorde, për shëndetësinë. Dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të uroj drejtorin dhe stafin e Klinikës. Të falënderoj ministrin, zëvendësin, drejtorin e Fondit dhe të gjithë ata që kanë pjesën e tyre në gjithçka që po bëhet në shëndetësi. E di se këto ndoshta janë hapa të vegjël, por të mëdhenj në kuptimin se prej vitesh nuk është bërë asgjë, por janë padyshim hapa që na afrojnë gjithnjë e më shumë drejt cilësisë që qytetarët duhet ta ndiejnë kur marrin kujdes shëndetësor”, shtoi më tej ai.

Kryeministri paralajmëroi se do të vazhdojnë më tej me të njëjtën dinamikë edhe në periudhën që vijon dhe se po planifikohen intensivisht të investojmë në shëndetësinë, këtu është Spitali Klinik në Shtip, së bashku me Fakultetin e Mjekësisë dhe konviktin studentor në Shtip. Këtu është spitali në Kërçovë, së bashku me Shtëpinë e Shëndetit. Këtu është edhe Spitali Klinik dhe rikonstruksioni i Spitalit Klinik në Tetovë, kështu që, në një kuptim më të gjerë, në periudhën që vijon do të jemi dëshmitarë të proceseve të tilla.