Merret vendimi historik për një ndeshje, La Liga zhvendoset në SHBA - Gazeta Express
string(66) "merret-vendimi-historik-per-nje-ndeshje-la-liga-zhvendoset-ne-shba"

Futboll

Gazeta Express

12/08/2025 11:13

Merret vendimi historik për një ndeshje, La Liga zhvendoset në SHBA

Futboll

Gazeta Express

12/08/2025 11:13

Barcelona dhe Villarreal do të përballen në ndeshjen e parë të ligës evropiane të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, pasi federata spanjolle e futbollit (RFEF) miratoi një plan të La Ligës për të zhvilluar një sfidë këtë sezon në Miami, Florida.

Me miratimin e Federatës, çështja tani kërkon miratimin e FIFA-s, UEFA-s dhe federatës dhe konfederatës pritëse (respektivisht US Soccer dhe CONCACAF).

Ndeshja në fjalë ishte planifikuar të luhej në stadiumin vendas të Villarrealit, Estadio de la Cerámica, më 21 dhjetor, shkruan Balkan Web.

Zhvendosja e propozuar e ndeshjes do ta çojë atë në stadiumin Hard Rock, shtëpia e ekipit Miami Dolphins të NFL-së.