E vrau nënën e pesë fëmijëve, dënohet me burgim të përjetshëm emigranti ilegal në ShBA - Gazeta Express
string(85) "e-vrau-nenen-e-pese-femijeve-denohet-me-burgim-te-perjetshem-emigranti-ilegal-ne-shba"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 8:34

E vrau nënën e pesë fëmijëve, dënohet me burgim të përjetshëm emigranti ilegal në ShBA

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 8:34

Një emigrant i paligjshëm nga El Salvadori është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht për vrasjen e një nëne amerikane me pesë fëmijë – një rast i cilin u përmend nga ish-presidenti Donald Trump si argument për forcimin e sigurisë kufitare.

Victor Martinez-Hernandez, 24 vjeç, u shpall fajtor këtë vit për përdhunimin dhe vrasjen e Rachel Morin, 37 vjeç, në një shteg ecjeje në Bel Air, Maryland, në gusht të vitit 2023., raporton BBC.

Ai e sulmoi Rachel-in, i theu kafkën me gurë dhe e mbyti, më pas fshehu trupin në një kanal uji, sipas dëshmive në gjykatë.

Sipas prokurorëve, autori ishte i përfshirë gjithashtu në një grabitje me dhunë në një banesë në Los Angeles në vitin 2023 dhe kërkohet në El Salvador për vrasjen e një gruaje tjetër.

Martinez-Hernandez nuk tregoi pothuajse asnjë emocion gjatë shpalljes së dënimit të tij të hënën.

Gjykatësja Yolanda Curtin e dënoi atë me burgim të përjetshëm për vrasje të shkallës së parë, burgim të përjetshëm për akuzën e përdhunimit, dhe 40 vite të tjera për një vepër seksuale të shkallës së tretë dhe rrëmbim. Ai do t’i vuajë të gjitha dënimet në një burg në Maryland.

Ai u arrestua në qershor 2024 pas një ndjekjeje prej 10 muajsh në Tulsa, Oklahoma.

“Pa dyshim, Harford County nuk ka parë kurrë një rast apo një të pandehur që e meriton më shumë çdo ditë të secilit prej dënimeve maksimale që kjo gjykatë ka shqiptuar,” tha prokurorja Alison Healey jashtë gjykatës.

Në një deklaratë emocionale para dhënies së dënimit, nëna e viktimës, Patty Morin, tha: “Brutaliteti i vrasjes së saj do të na ndjekë gjatë gjithë jetës.”

Në sallën e gjyqit u transmetuan regjistrime zanore të fëmijëve të Rachel-it, të moshës nga nëntë deri në pesëmbëdhjetë vjeç.

Në një mesazh drejtuar nënës së tyre, një prej fëmijëve tha: “Tani do të kaloj më shumë kohë pa ty sesa me ty.

Vëllai i madh i Rachel-it, Michael Morin, i tha gjykatës se besimi i tij i krishterë e detyroi t’i falte vrasësin.

Sipas Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave në SHBA, autori hyri ilegalisht në SHBA dhe u dëbua tre herë gjatë vitit 2023.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Trump e përdori vrasjen e Morin-it dhe raste të tjera të ngjashme – të quajtura “familje engjëj” (familje që kanë humbur të dashurit nga emigrantë të paligjshëm) – për të premtuar mbylljen e kufirit SHBA-Meksikë.

Megjithatë, shumica e studimeve tregojnë se emigrantët pa dokumente nuk janë më të prirur për krime se qytetarët amerikanë.

Familja Morin ka shprehur mbështetje për fushatën e Trump për sigurinë kufitare.

Michael Morin foli në Konventën Kombëtare Republikane verën e kaluar në Milwaukee, Wisconsin.

“Kufijtë e hapur shpesh paraqiten si të dhembshur dhe të virtytshëm, por nuk ka asgjë të dhembshur në lejimin e kriminelëve të dhunshëm të hyjnë në vendin tonë dhe të rrëmbejnë fëmijëve nënat e tyre,” tha ai.

Në prill, gjatë një përplasjeje të ashpër mes presidentit dhe sistemit gjyqësor mbi çështjet e imigracionit, Shtëpia e Bardhë ftoi nënën e Rachel-it për të folur në një konferencë për shtyp.

Patty Morin ndau detaje tronditëse të vdekjes së vajzës së saj.