Vdes 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj në aksidentin e Fierit - Gazeta Express
string(69) "vdes-15-vjecari-i-shpetuar-nga-efektivi-mustaj-ne-aksidentin-e-fierit"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 8:18

Vdes 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj në aksidentin e Fierit

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 8:18

I mituri 15-vjeçar që i kishte mbijetuar aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

Djali ishte shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes heroike të efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord. Sipas informacioneve automjeti rrezikonte të shpërthente në flakë, shkruan Euronews.al

Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda.

Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.