Ky është  personi që mbeti i vrarë sonte në Hajvali - Gazeta Express
string(50) "ky-eshte-personi-qe-mbeti-i-vrare-sonte-ne-hajvali"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 23:28

Ky është  personi që mbeti i vrarë sonte në Hajvali

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 23:28

Një person u vra, të hënën në Prishtinë – rreth orës 22:00.

Sipas burimeve të Indeksonline, viktima është Muhamet Matoshi.

Gjuajtja me armë zjarri në Hajvali u konfirmua nga Policia e Kosovës, po ashtu edhe drejtori i Emergjencës së QKUK Naser Syla konfirmoi për Gazetën Express se është konstatuar vdekja e viktimës.

Motivet e kësaj vrasjeje akoma nuk dihen zyrtarisht, por burime të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës tregojnë se mosmarrëveshjet në komunikacion ishte shkaku që çoi në këtë vrasje.

Siç tregojnë të njëjtat burime viktima është 41-vjeçar.

I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që  është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, i ka thënë Gazetës Express Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ndërkaq Naser Syla nga Emergjenca ka treguar se viktima është dërguar në QKUK pa shenja jete.

“Një person me plagë nga arma e zjarrit është sjellur pa shenja jete”, ka thënë Syla”, ka thënë Syla.

Kjo vrasje vjen në një kohë kur në Kosovë vrasjet janë shtuar. Një ditë më herët Gjilani u trondit me vrasje të trefishtë.