Mefail Shkodra me djemtë ende në arrati pas vrasjes së djeshme, Policia tregon si po përpiqet t'i kapë - Gazeta Express
string(99) "mefail-shkodra-medjemte-ende-ne-arrati-pas-vrasjes-se-djeshme-policia-tregon-si-po-perpiqet-ti-kape"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 20:52

Mefail Shkodra me djemtë ende në arrati pas vrasjes së djeshme, Policia tregon si po përpiqet t’i kapë

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 20:52

Ngjarja tragjike në Gjilan ku u vranë  tre persona ka tronditur Kosovën.

Mefail Shkodra me dy djemt e tij, Edonisin dhe Engjullin – akoma janë në arrati.

Policia e Kosovës po i kërkon ata.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë Gazetës Express se i kanë njoftuar të gjithë policët e Kosovës për kërkimin e tyre.

Po ashtu, janë lajmëruar pikat kufitare si dhe vija e gjelbërt në operacionin kërkimor.

Ne gjitha mundësitë që i kemi, jemi duke u përpjekur të i lokalizojmë të dyshuarit. Pikat kufitare i kemi lajmëruar, ku i kemi njësitet, por edhe vija e gjelbërt.. Gjithë policët e Kosovës janë të njoftuar veçanërisht rajoni jonë”, ka thënë Hashani.

Policia po ashtu publikisht ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion rreth të dyshuarve.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur të dielën. /Gazeta Express