Gjashtë automjete përfshihen në një aksident në Komoran, ka të lënduar - policia jep detaje - Gazeta Express
string(76) "gjashte-automjeteperfshihen-ne-nje-aksident-ka-te-lenduar-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 19:59

Gjashtë automjete përfshihen në një aksident në Komoran, ka të lënduar – policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 19:59

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ka persona të lënduar, por pa specifikuar numër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrëfikësit dhe njësia emergjencës.

“Sot, më datë 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës. Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor, ndersa për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha. /Gazeta Express