Sipas raporteve nga Anglia, sulmuesi i Interit, Mehdi Taremi, dhe sulmuesi i Fulham, Rodrigo Muniz, janë në radar të Leeds United, skuadër që sapo u rikthye në Premier League.
Taremi, i cili iu bashkua Interit falas para një viti, është këshilluar të gjejë një klub tjetër për të luajtur, pasi nuk arriti të imponojë vetveten në skuadrën e Nerazzurrëve.
Ka pasur sugjerime se ka refuzuar oferta nga Flamengo dhe Besiktas, pasi dëshiron të vazhdojë të luajë në nivele të larta. Për më tepër, ai duhet të qëndrojë në formë të mirë për t’u përgatitur për Botërorin 2026 me Iranin.
Sipas ekspertit të merkatos, Adam Elliott, Taremi është në listën e dëshirave të Leeds United për sezonin e ri në Premier League.
Gjatë sezonit të kaluar, Taremi kishte vetëm tre gola dhe nëntë asistime në 43 ndeshje zyrtare për Interin, duke mos arritur të jetë lojtar kyç.
Leeds United po konsideron gjithashtu sulmuesin e Fulham, Rodrigo Muniz, i cili është kandidati kryesor për Atalantan si zëvendësues i Mateo Retegui këtë verë.
Në një kthesë interesante, Taremi ishte përmendur si opsion për Fulham në rast se Muniz largohej, ndërsa edhe West Ham United ka treguar interes për sulmuesin brazilian. /GazetaExpress/