O’Riley ka arritur marrëveshje personale me Juventusin - Gazeta Express
string(53) "oriley-ka-arritur-marreveshje-personale-me-juventusin"

Futboll

Gazeta Express

11/08/2025 18:39

O’Riley ka arritur marrëveshje personale me Juventusin

Futboll

Gazeta Express

11/08/2025 18:39

Sipas Tuttosport, Juventusi ka arritur marrëveshje personale me Matt O’Riley dhe është në negociata me Brighton & Hove Albion, por duhet të shesë një mesfushor para se ta përfundojë transferimin.

Nuk ishte sekret që reprezentuesi i Danimarkës ishte një nga opsionet për gjigantët e Torinos, sidomos pasi Sporting CP kërkon 60 milionë euro për Morten Hjulmand.

O’Riley do të kushtonte dukshëm më pak dhe raportohet se është i gatshëm të largohet nga Brightoni vetëm një vit pas transferimit prej 29.5 milionë euro nga Celtic.

Klubet e interesuara për O’Riley

Roma, Olympique Marseille dhe Atalanta po ashtu kanë ndjekur progresin e tij, por duket se Juventusi është në krye të garës për firmën e tij.

Kjo pasi Tuttosport sot ka raportuar se bardhezinjtë kanë arritur marrëveshje personale për një kontratë pesëvjeçare me pagë rreth 3 milionë euro neto në sezon.

Megjithatë, ky investim nuk mund të realizohet pa larguar disa prej mesfushorëve aktualë, ku Douglas Luiz, Weston McKennie dhe Fabio Miretti pritet të jenë në listën e shitjeve.

Çmimi i kërkuar besohet të jetë mbi 30 milionë euro, ndoshta më afër 40 milionëve, për një lojtar që ka pasur vështirësi të gjejë vazhdimësi në paraqitjet e tij me Brighton & Hove Albion. /GazetaExpress/