Crystal Palace humbi apelimin në CAS dhe këtë sezon do të luajë në Conference League.
Crystal Palace thuhet se tashmë ka planifikuar hapat e radhës pasi humbi apelimin kundër vendimit për t’u ulur nga Europa League.
Palace, që fitoi FA Cup sezonin e kaluar, shtoi një tjetër trofe në kabinetin e vet pas fitores së së dielës ndaj Liverpool-it në Community Shield.
Ata mundën fituesit e Premier League të sezonit të kaluar me rezultatin 3-2 me penallti në Wembley Stadium.
Por Palace ka marrë një goditje për sezonin 2025/26, i cili nis zyrtarisht të dielën kundër Chelseat.
Klubi u dënua nga UEFA për shkelje të rregullave mbi pronësinë e shumë klubeve, pasi biznesmeni amerikan John Textor, që është pronari kryesor i Lyon-it, zotëronte 43% të aksioneve të klubit deri kur i shiti në qershor.
Skuadra e Premier League u ul në Conference League pasi kishte siguruar pjesëmarrjen në Europa League falë triumfit në FA Cup kundër Manchester City-t.
Ata dorëzuan apel në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), por vendimi mbeti në fuqi pas protestave të tyre.
Nottingham Forest do të zëvendësojë skuadrën nga Selhurst Park në Europa League.
Edhe pse Palace nuk ka reaguar drejtpërdrejt për humbjen e apelimit, ata po “vlerësojnë opsionet ligjore” pas vendimit.
Sipas gazetarit të Sky Sports, Kaveh Solhekol, i cili ka dhënë informacion nga brenda mbi reagimin e klubit ndaj vendimit.
“Crystal Palace po vlerëson opsionet e tyre ligjore pasi humbën apelimin në CAS. Nga perspektiva sportive, ata janë pajtuar që do të luajnë në Conference League, duke nisur me ndeshjen e ‘play-off’ më 21 dhe 28 gusht,” shkroi ai në X.
“Ndërkohë, ata do të konsultohen me avokatët për kërkesa të mundshme për dëmshpërblim. CAS ka vendosur që të gjitha palët të paguajnë vetë shpenzimet e tyre, gjë që tregon se Palace kishin arsye të justifikuara për ta çuar çështjen deri në fund. Avokatët KCs në raste të tilla mund të kushtojnë deri në 2,000 £ për orë.”
Si e shmangu Nottingham Forest një ndëshkim nga UEFA?
Rregulloret e UEFA-s për pronësinë e shumë klubeve dhe garat evropiane ekzistojnë për të parandaluar bashkëpunimin e paligjshëm mes klubeve.
Forest janë në pronësi të Evangelos Marinakis, i cili kontrollon gjithashtu gjigantët grekë Olympiakos.
Por Marinakis e shmangu shkeljen e rregulloreve të UEFA-s duke zvogëluar kontrollin e tij mbi klubin e Premier League, gjë që u njoftua në prill.
Textor bëri hapa të ngjashëm për të ndihmuar situatën e Palace duke rënë dakord që t’ia shiste aksionet e tij pronarit të New York Jets, Woody Johnson, në qershor. /GazetaExpress/