Mefail Shkodra dhe djali i tij u lanë të lirë me dorëzani prej 70 mijë eurosh, Gjykata: S’kemi pranuar aktakuzë nga PSRK, drejtohuni te ta - Gazeta Express
string(134) "mefail-shkodra-dhe-djali-i-tij-u-lane-te-lire-me-dorezani-prej-70-mije-eurosh-gjykata-skemi-pranuar-aktakuze-nga-psrk-drejtohuni-te-ta"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 15:43

Mefail Shkodra dhe djali i tij u lanë të lirë me dorëzani prej 70 mijë eurosh, Gjykata: S’kemi pranuar aktakuzë nga PSRK, drejtohuni te ta

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 15:43

Mefail Shkodra, i dyshuari kryesor për vrasjen e tra personave mesditën e djeshme në Gjilan, ka të kaluar kriminale. Ai mësohet se është marrë me fajde.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka thënë se 52-vjeçari dhe djali i tij, Edonisi, ishin arrestuar për fajde në verën e vitit të kaluar.

Ata, siç thotë gjykata, kishin qëndruar në paraburgim për disa muaj, deri kur në tetor ishte pranuar një propozim për ta zëvendësuar masën e paraburgimit me “masën e dorëzanisë”.

“Me datë 08.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka pranuar Propozimin për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., ( lidhur me të pandehurin M.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 50,000.00 € (pesëdhjetë mijë euro), ndërsa ndaj të pandehurit E.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 20,000.00 € (njëzetë mijë euro)”, thuhet në një sqarim të gjykatës për Klan Kosovën.

Një gjyqtar i procedurës paraprake, më pas, kishte aprovuar këtë propozim.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, me datë 08.10.2024 përmes Aktvendimit ka aprovuar propozimin e PSRK-së për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë në çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh. dhe ka obliguar të pandehurit që të lënë në hipotekë njësinë kadastrale në të cilën parcelë janë të ndërtuara dy objekte me shumë totale prej 354.000 euro, e cila shumë siguron vlerën e shumës sa është propozuar vlera e masës së dorëzanisë prej 70.000.00 (shtatëdhjetë mijë euro) nga Prokuroria Speciale, për të pandehurit M.Sh. dhe E.Sh”, thotë gjykata.

Gjykata Themelore e Prishtinës thotë se më nuk ka pranuar aktakuzë nga Prokuroria lidhur me çështjen penale ndaj Mefail Shkodrës dhe djalit të tij, Edonisit, andaj “kjo çështje penale gjendet në procedurë paraprake dhe gjendet në fazë të hetimeve”.

Për të, Gjykata këshillon që të pyetet Prokuroria.

Mefail Shkodra është i dyshuari kryesor për vrasjen e tre personave mesditën e djeshme në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan. Dy vdiqën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri nuk arriti t’u mbijetojë plagëve duke vdekur në emergjencën e spitalit të qytetit.

Pasi publikoi më herët gjatë ditës shpalljen në kërkim të 52-vjeçarit, Policia më vonë publikoi fotografitë dhe të dhënat edhe të djemve të tij, 25-vjeçarit Edonis Shkodra dhe 22-vjeçarit Engjull Shkodra, të cilët dyshohet se janë përfshirë gjithashtu në këtë rast.