Raporti i kredive me probleme në bankat tregtare ra në 4.01% në qershor 2025, nga 4.12% në maj, sipas Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i ulët që prej vitit 2008.
Rënia lidhet me përmirësimin financiar të kredimarrësve dhe rritjen e portofolit të kredisë, që në fund të qershorit arriti në 892,7 miliardë lekë, rreth 12 miliardë më shumë se në maj.