Vrasja e argjendarëve në Gjilan, kolegët e tyre mbyllin lokalet sot - Gazeta Express
string(66) "vrasja-e-argjendareve-ne-gjilan-koleget-e-tyre-mbyllin-lokalet-sot"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 14:34

Vrasja e argjendarëve në Gjilan, kolegët e tyre mbyllin lokalet sot

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 14:34

Vrasja e tre personave, dy prej tyre babë e bir, mesditën e djeshme, e ka tronditur Gjilanin.

Babë e bir ishin argjendarë të njohur në qytet, dhe sot, një ditë pas vrasjes, kolegët e tyre i kanë mbyllur lokalet.

“Në shenjë solidarizimi për kolegun e tyre, argjendarët në Gjilan sot mbyllin të gjitha lokalet”, shkruan një medium lokal në Gjilan.

Policia nuk ka dhënë detaje mbi motivet e këtij rasti, ndërsa ka shpallur në kërkim dorasin Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij.