Një pushues në Divjakë ka humbur jetën duke notuar në det.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Viktima është 70-vjeçari Vangjel Thomai nga Lushnja, thotë policia.
Dyshohet që i ndjeri të ketë pësuar arrest kardiak, megjithatë autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë.
Informacioni paraprak i Policisë Divjakë:
Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë.
Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.