Elbasan/ Shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme, pranga 31-vjeçarit - Gazeta Express
string(70) "elbasan-shiste-kanabis-ne-doza-ne-lagje-te-ndryshme-pranga-31-vjecarit"

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2025 8:00

Elbasan/ Shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme, pranga 31-vjeçarit

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2025 8:00

Një 31-vjeçar i cili shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme të qytetit të Elbasanit ka rënë në prangat e policisë.

Gjatë kontrollit fizik blutë sekuestruan dozat e kanabisit si provë materiale.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje”, njoftoi sot policia.