Stoilkoviqi në krahë të Vuçiqit në kampin “Serbia të thërret 2025” - Gazeta Express
string(64) "stoilkoviqi-ne-krahe-te-vuciqit-ne-kampin-serbia-te-therret-2025"

Maqedoni

Gazeta Express

11/08/2025 13:18

Stoilkoviqi në krahë të Vuçiqit në kampin “Serbia të thërret 2025”

Maqedoni

Gazeta Express

11/08/2025 13:18

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, mori pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në nder të sportistëve të rinj pjesëmarrës në kampin “Serbia të thërret 2025”, njoftoi Qeveria.

Takimi i gjashtë me radhë, me karakter sportiv dhe edukativ, për fëmijët dhe të rinjtë nga diaspora “Serbia të thërret” po zhvillohet në kompleksin e Shtëpisë së Nxënësve të Shkollave të Mesme “Patriarku Pavle” në Beograd, ndërsa këtë vit në të po marrin pjesë edhe fëmijë nga Maqedonia e Veriut.

Pritjen në Pallatin e Serbisë, përveç Stoilkoviqit, e vizituan edhe ministri serb pa portofol, i ngarkuar për marrëdhënie me diasporën, Gjorgje Miliqeviq, si dhe ministri serb i Sportit, Zoran Gajiq, bëri të ditur Qeveria e Maqedonisë.

Sipas të njëjtit njoftim, kampi, i cili ka nisur më 2 gusht, këtë vit shënon rekord me 436 pjesëmarrës nga 18 vende, ndër të cilët më të shumtët vijnë nga Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Përveç aktiviteteve sportive, programi përfshin përmbajtje edukativo-arsimore, shoqërim mes pjesëmarrësve dhe krijim miqësish të reja, si dhe njohje me historinë dhe atraksionet turistike të Beogradit.