Sot, në një ceremoni zyrtare, Presidenti Bajram Begaj dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingjin në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për një mandat të dytë.
Ceremonia filloi me Himnin Kombëtar, pasuar nga lexim i dekretit presidencial sipas Kushtetutës dhe ligjit për drejtimin e Forcave të Armatosura.
Pas kësaj, Gjeneral Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë.
Në ceremoni morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantë të forcave të ndryshme.