Kalimi në pikat kufitare të Mavromatit dhe Qafë Botës po kalon me vonesa të mëdha.
Në Mavromat, radhët e makinave arrijnë deri në 2 kilometra, me pritje deri në 3 orë, për shkak të ngarkesës dhe temperaturave të larta.
Edhe në Qafë Botë trafiku është i ngarkuar, ndërsa pala shqiptare po punon me tre sportele dhe ajo greke me dy, duke ngadalësuar kalimin.