Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm (10 gusht) në Tiranë, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën në vendin e punës. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 09:30 në zonën e Kinostudios, shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Autoritetet pritet të hetojnë edhe mbi masat e sigurisë në vendin e punës.