Vrasja në Prizren, deklarohet Prokuroria: Viktima kishte plagë në pjesën e gjoksit - Gazeta Express
string(80) "vrasja-ne-prizren-deklarohet-prokuroria-viktima-kishte-plage-ne-pjesen-e-gjoksit"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 11:40

Vrasja në Prizren, deklarohet Prokuroria: Viktima kishte plagë në pjesën e gjoksit

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 11:40

Prokuroria Themelore në Prizren është deklaruar për vrsjen në Prizren. Rasti ka ndodhur në rrugën “LApidari,  nëlagjen Tusuz në Prizren në ora 8:30.

“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se mbrëmë me datë 10.08.2025, rreth orës 08:30 min, në lagjen Tusuz në rrugën “Lapidari” në Prizren, një person është therrur me mjet të mprehtë (thikë).”

Viktima i ka pasur plagët në pjesën e gjoksit.

“Për shkak të lëndimeve të rënda, i njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK- në Prishtinë, mirëpo për shkak të plagëve në pjesën e gjoksit, viktima ka ndërruar jetë.”

Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje, ku janë sekuestruar një brisk patente dhe një veturë “Audi”.

“I pandehuri E.B., është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Për të njëjtin, prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.”