U raportua për një incident afër Leposaviqit, deklarohet Veton Elshani - Gazeta Express
string(69) "u-raportua-per-nje-incident-afer-leposaviqit-deklarohet-veton-elshani"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 10:03

U raportua për një incident afër Leposaviqit, deklarohet Veton Elshani

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 10:03

Policia e Kosovës njofton se dje pak para orës 15:00 në fshatin Vuqe, komuna Leposaviç derisa Policia Kufitare ishte në patrullim ka ndaluar një veturë golf e cila lëvizte në drejtim të tyre dhe e cila ishte pa targa.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani ka thënë për RTKlive se pas ndalimit të veturës, kërkimit të dokumenteve dhe kërkesës së Policëve që 2 personat me dal nga vetura, njëri nga ta  duke e shfrytëzuar terrenin ka ikur.

“Policia është vënë në ndjekje dhe pas një kohe ai ka ndaluar, ka nxjerr diçka nga brezi dhe ua ka drejtuar policëve. Njëri polic ka shkrepur një të shtënë nga arma e tij, ndërsa personi ka ikur. Më vonë i njëjti është paraqitur në Polici së bashku me avokatin e tij dhe që të dy personat janë të palënduar. Hetimet janë duke u zhvilluar nga IPK me autorizim të Prokurorit të shtetit. Në fund personi është liruar, ndërsa i është shqiptuar tiketë për mos posedim patent shoferi dhe mospërfillje e urdhrave të ligjshëm”, tha ai.