Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 104 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 48 për vepra penale.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu janë sekuestruar 12 armë zjarri dhe janë shqiptuar mbi 4 mijë gjoba.
“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 12 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe qindra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.”
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4062 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 641 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”