Kjo është bashkëshortja e aktorit që e luan rolin e “Tevides” - Gazeta Express
string(59) "kjo-eshte-bashkeshortja-e-aktorit-qe-e-luan-rolin-e-tevides"

Rozë

Gazeta Express

11/08/2025 9:38

Kjo është bashkëshortja e aktorit që e luan rolin e “Tevides”

Rozë

Gazeta Express

11/08/2025 9:38

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Butrint Lumi, vazhdon të rrëmbejë zemrat e shikuesve me rolin e tij në serialin “Bashkallajk”, ku luan karakterin e njohur si ‘Tevidja’.

Me interpretimin e tij karizmatik dhe të veçantë, Lumi ka fituar vëmendjen dhe simpatinë e mijëra shikuesve anembanë vendit, duke u kthyer në një nga figurat më të përfolura të momentit në botën e aktrimit.

Por përveç suksesit në skenë, Butrinti njihet edhe për jetën e tij familjare që mundohet ta mbajë larg syve të publikut, ndonëse shpesh ka theksuar se është një bashkëshort dhe baba i përkushtuar.

Së fundmi, ai dhe bashkëshortja e tij kanë publikuar disa imazhe nga një aheng familjar, ku çifti shfaqen të lumtur, të buzëqeshur dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin.