Shembja me tritol e ndërtesës në Radhimë - Rama: Do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me paligjshmërinë - Gazeta Express
string(121) "shembja-me-tritol-e-nderteses-ne-radhime-rama-do-ta-shkruajme-me-se-sben-kapitullin-e-fundit-te-betejes-me-paligjshmerine"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 8:30

Shembja me tritol e ndërtesës në Radhimë – Rama: Do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me paligjshmërinë

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 8:30

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes lidhur me aksionin e radhës kundër ndërtimeve pa leje, duke publikuar pamjet e shembjes së një ndërtese shumëkatëshe në Radhimë, e cila ishte ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi vendosmërinë për të çuar deri në fund betejën ndaj ndërtimeve pa leje, duke e quajtur këtë përballje një domosdoshmëri për të mbrojtur hapësirat e përbashkëta dhe për të rivendosur rendin ligjor në zhvillimin urban.

“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë,” – shkruan Rama.