Një qytetar nga diaspora është përballur me një situatë të rrezikshme në komunikacion gjatë një udhëtimi për në Gjilan, ku jeta e tij dhe e familjes së tij katër anëtarëshe është rrezikuar,
Në një reagim dërguar redaksisë së Telegrafit, qytetari K.I, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, kur një veturë BMË 1 Series e bardhë, ka kryer një tejkalim të rrezikshëm edhe pse ka parë se po vinte një veturë përballë.
“Jeta e familjes sime katër anëtarëshe u rrezikua. Ai na pa dhe sërish vazhdoi tejkalimin. Ne i kemi shpëtuar vdekjes vetëm pasi ndaluam veturën pothuajse krejtësisht – duke rrezikuar që dikush të na godasë nga prapa, vetëm për të shmangur përplasjen”, u shpreh mërgimtari.
Sipas tij, shoferi i BMË-së nuk tregoi asnjë pendesë pas veprimit.
K.I tha se ka ardhur nga Anglia për pushime në Kosovë dhe nuk priste të përballej me rrezik jete në vendin e tij.
“Nuk kemi ardhur në Kosovë për të vdekur. Kemi ardhur për të pushuar”, thotë ai tutje në reagimin e dërguar në redaksinë tonë.
Ai ka kërkuar nga autoritetet që të marrin masa urgjente ndaj shoferit në fjalë.