Prenkaj: Diplomacia e Kosovës duhet të zgjohet, është momenti që Gjykata Speciale ta ketë rolin që e ka pasur - Gazeta Express
string(107) "prenkaj-diplomacia-e-kosoves-duhet-te-zgjohet-eshte-momenti-qe-gjykata-speciale-ta-kete-rolin-qe-e-ka-pasur"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 7:14

Prenkaj: Diplomacia e Kosovës duhet të zgjohet, është momenti që Gjykata Speciale ta ketë rolin që e ka pasur

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 7:14

Diplomati Albert Prenkaj komentoi deklaratat e përfaqësuesit special të presidentit Donald Trump, Richard Grenell si një thirrje për zgjim – në aspektin që ta tregojë të drejtën e saj në shtetet që janë financuese të Gjykatës Speciale.

Diplomati tha në Klan Kosova se prokuroria e Gjykatës Speciale ka devijuar misionin e saj, duke e rënduar Gjykatën si të tillë.

“Fjala zgjohu është fjalë adekuate, posaçërisht për politikën e jashtme të Kosovës që është totalisht e përgjumur. Diplomacia e Kosovës duhet të zgjohet dhe është momenti që Gjykata Speciale ta ketë rolin  saj çfare e ka pasur fillimisht kur është votuar në Kuvendin e Kosovës”, tha Prenkaj.

Diplomati Amerikan Grenelli në intervistën e të shtunës për Klan Kosova tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës.

“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell.