Koci: Një çift kosovar u ndalua në Serbi, iu konfiskua ari deri në një vendim të gjykatës - Gazeta Express
string(87) "koci-nje-cift-kosovar-u-ndalua-ne-serbi-iu-konfiskua-ari-deri-ne-nje-vendim-te-gjykates"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 21:21

Koci: Një çift kosovar u ndalua në Serbi, iu konfiskua ari deri në një vendim të gjykatës

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 21:21

Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kalimit të kufirit me Serbinë.

Ai thotë se “çdo udhëtar që mban me vete më shumë se 10.000 € për person – në para të gatshme ose sende me vlerë – duhet ta deklarojë. Mosdeklarimi sjell konfiskimin e përkohshëm të shumës ose sendeve dhe hapjen e procedurave gjyqësore”, shprehet ai.

Këto informata i ka dhënë pasi “sot, një çift kosovar u ndalua në hyrje të Serbisë dhe u kontrollua detajisht”, thotë Koci.

“Pasi nuk e kanë deklaruar pajën e nuses (stoli ari), e cila kishte vlerë mbi kufirin e lejuar, janë mbajtur dhe ari është konfiskuar deri në vendim të gjykatës”, shprehet Koci, transmeton Express.

“Nesër do të paraqitën para gjykatës serbe, e cila e ka kompetencë territoriale kufirin ku janë ndalur”, është shprehur ai.

Postimi i plotë: