Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se babai i tij, Jakup Krasniqi, nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, dhe se ‘‘propaganda më e madhe e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje është një video e vitit 2013, kur po votohej një marrëveshje krejt tjetër dhe jo Gjykata Speciale’’.
Ai ka shkruar edhe se sot s’ka rëndësi se pse u votua Specialja, por ajo që kërkohet sot është që të mos deformohet e vërteta dhe që Gjykata Speciale të i përmbahet ligjeve të Republikës së Kosovës dhe konventave për të drejtat e njeriut.
Postimi:
Sqarim për të gjithë ata që bëjnë propagandë ose kanë rënë pre e saj:
Propaganda më e madhe e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje është një video e vitit 2013, kur po votohej një marrëveshje krejt tjetër dhe jo Gjykata Speciale.
Babai im, Jakup Krasniqi, nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, e cila është votuar në vitin 2015, kohë kur ai nuk ka pasur asnjë funksion institucional.
Sot nuk ka rëndësi pse u votua Gjykata Speciale dhe nuk duhet të politizohet kjo temë; ajo që kërkohet sot është që të mos deformohet e vërteta dhe që Gjykata Speciale të i përmbahet ligjeve të Republikës së Kosovës dhe konventave për të drejtat e njeriut.
Pavarësisht bindjeve politike, unë gjithmonë do të kërkoj drejtësi, sepse e di që lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe se UÇK-ja nuk i ka ikur kurrë drejtësisë, por gjithmonë i ka luftuar padrejtësit.
Ne kërkojmë vetëm drejtësi, të bazuar në fakte dhe në standarde evropiane.
Foto para 10 vitesh.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...