Shpëtoi tre persona nga aksidenti i rëndë, flet polici: Bëra detyrën, çdo polic do bënte të njëjtën gjë - Gazeta Express
string(100) "shpetoi-tre-persona-nga-aksidenti-i-rende-flet-polici-bera-detyren-cdo-polic-do-bente-te-njejten-gje"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 19:36

Shpëtoi tre persona nga aksidenti i rëndë, flet polici: Bëra detyrën, çdo polic do bënte të njëjtën gjë

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 19:36

Mbrëmjen e së premtes, efektivi i policisë rrugore Klajdi Mustaj sapo kishte mbyllur shërbimin në Vlorë dhe po kthehej në shtëpi në Fier kur në Qafën e Koshovicës u bë dëshmitar i një aksidenti   të cilin e përshkruan si të  tmerrshëm. Pa makina që fluturuan në ajër dhe njëra që shpërtheu në flakë.

“Kam parë dhe kam ndërhyrë në shume aksidente, por ai i mbrëmshmi me ka prekur, jam përfshirë emocionalisht shumë, jam në merak për djalin e vogël që nxora nga makina, lutem që ai të shërohet shpejt”, ka thënë ai për ABCnews.al.

Megjithëse i tronditur 26-vjeçari ruajti qetësinë dhe brenda pak sekondave nxori nga automjeti që po digjej, 4 personat që ndodheshin aty. Të parin shpëtoi një të mitur.

Klajdi Mustaj do të qëndronte në hije dhe ndoshta askush nuk do të mësonte për aktin e tij heroik, nëse momenti nuk do të ishte filmuar nga një qytetar i rastësishëm, video e te cilit beri xhiron e rrjetit.

“Është një betejë në të cilën dua të jem pjese, betejë me parregullsinë, me krimin dhe në mbrojtje të qytetarëve”, u shpreh ai.

Për veprimin e bërë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda e vlerësoi policing Klajdi Mustaj me certifikatën për shërbime të dalluara .

” Falënderoj z Proda për vlerësimin. Çdo polic do bënte të njëjtën gjë. Policia këtë ka si detyrë, të gjendet aty ka kanë nevojë qytetarët”, shprehet polici.

Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej  dy vjetësh, qe kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme.

Mustaj ka përfunduar gjithashtu ciklin e parë të studimeve për shkenca juridike dhe aktualisht vijon studimet master.