Protesta e OVL-UÇK kundër Speciales, Murati: Kishte pjesëmarrës të kategorive të ndryshme, shenjë e mirë - Gazeta Express
string(101) "protesta-e-ovl-uck-kunder-speciales-murati-kishte-pjesemarres-te-kategorive-te-ndryshme-shenje-e-mire"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 18:16

Protesta e OVL-UÇK kundër Speciales, Murati: Kishte pjesëmarrës të kategorive të ndryshme, shenjë e mirë

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 18:16

Politikani dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Valon Murati lidhur me protestën e organizuar nga OVL-UÇK, ku mijëra qytetarë protestuan kundër Gjykatës Speciale nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, tha se lufta e sakrifica e UÇK-së do të jetë në piedestalin më të lartë të popullit tonë.

Ai tha se procesi vazhdon të ketë shkelje, dhe protesta është reagim ndaj kësaj pjese.

“Po besoj që mesazhet janë disa, në radhë të parë ishte protestë me pjesëmarrje të kategorive të ndryshme të njerëzve që ëshët një shenjë e mirë”, tha Murati, raporton KlanKosova.

Ai ndër tjerash tha se votimi ose mosvotimi i ligjit për Gjykatën Speciale është pjesë e historisë, por sot duhej të kishte konsensus se si do të duhej të vazhdojmë të merremi, derisa procesi po vazhdon.