CNN për Dodikun: Në një shtet të vogël evropian, një aleat i Putinit po mbetet pa rrugëdalje - Gazeta Express
string(90) "cnn-per-dodikun-ne-nje-shtet-te-vogel-evropian-nje-aleat-i-putinit-po-mbetet-pa-rrugedalje"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 15:02

CNN për Dodikun: Në një shtet të vogël evropian, një aleat i Putinit po mbetet pa rrugëdalje

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 15:02

Mediumi prestigjioz amerikan “CNN” sot i ka kushtuar një tekst të gjatë politikanit serb të Bosnjës dhe një prej aleatëve kyç të Vladimir Putinit në Ballkan, mohuesit të gjenocidit, Millorad Dodik, trasnmeton Gazeta Express.

Mediumi amerikan duke numëruar ngjarjet politike që kanë ndodhur në Bosnje e Hercegovinë, dënimin e Dodikut dhe deçertefikimin e tij nga Komisioni Qendror i Bosnje e Hercegovinës shkruan se “në një shtet të vogël evropian, një aleat i Putinit po mbetet pa rrugëdalje”

Arminka Helić e cila iku nga luftërat në vitet 1990 dhe tani është anëtare e Dhomës së Lordëve të Britanisë, ka deklaruar për CNN se “që nga viti 2006, Dodik ka bërë çmos për të dobësuar institucionet e Bosnjës dhe për ta zbrazur shtetin nga brenda”.

“Nuk mendoj se ai do të priste, pas të gjitha kërcënimeve dhe gjithë zhurmës, që dikush do të guxonte të vinte në dyshim qëndrimin e tij.”

“Pyetja tani është nëse Dodik do të largohet në heshtje apo do të luftojë, tha ajo.

Për momentin, kjo e fundit duket më e mundshme, shkruan CNN.

Dodik ka kërcënuar të parandalojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja – nëse është e nevojshme, me forcë – dhe është drejtuar te aleatët e tij në Beograd, Moskë dhe Budapest për mbështetje.

CNN tutje shkruan se vendimi i autoriteteve zgjedhore kundër Dodikut do të hyjë në fuqi sapo të skadojë periudha e apelimit. Zgjedhjet e parakohshme do të shpallen brenda 90 ditëve dhe se mbetet ende konfuzioni se kush do ta zbatojë vendimin nëse Dodik refuzon të japë dorëheqjen ose pengon zgjedhjet e reja.

“Edhe pse BE-ja zgjeroi forcën e saj paqeruajtëse në vend në mars, ato trupa nuk vepruan për të ndaluar Dodikun edhe kur një urdhër arresti ishte aktiv për të në fillim të këtij viti”, shkruan CNN.

Jasmin Mujanović, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin Neë Lines, i tha CNN se autoritetet boshnjake dhe evropiane do të përballen me një “provë të madhe” nëse Dodik përpiqet të qëndrojë në post.

“Nëse nuk mund të merresh me njerëz si Milorad Dodik, të paktën nga perspektiva e BE-së, nuk ke të drejtë të flasësh për konkurrencë me njerëz si (udhëheqësi kinez) Xi Jinping ose Vladimir Putin apo kushdo tjetër”, tha ai./Express/