“Metoda ime e punës, talentet e humbura dhe e ardhmja e futbollit” - Igli Tare zbulon prapaskenat si drejtor sportiv - Gazeta Express
string(111) "metoda-ime-e-punes-talentet-e-humbura-dhe-e-ardhmja-e-futbollit-igli-tare-zbulon-prapaskenat-si-drejtor-sportiv"

Futboll

Gazeta Express

09/08/2025 15:59

“Metoda ime e punës, talentet e humbura dhe e ardhmja e futbollit” – Igli Tare zbulon prapaskenat si drejtor sportiv

Futboll

Gazeta Express

09/08/2025 15:59

Para se të bëhej drejtor i Milanit, me eksperiencën e bollshme në këtë rol te Lazio, Igli Tare ka folur për mënyrën e tij të punës, talentet që i shpëtuan nga duart dhe të ardhmen e këtij sporti.

Tare zbuloi se Lazio kishte qenë shumë pranë nënshkrimit me Khvicha Kvaratskhelia dhe Kim Min-jae, por transferimet nuk u realizuan për arsye të ndryshme. Në rastin e Kvara, kushtet nuk u plotësuan, ndërsa Kim u bllokua nga klubi i tij në Kinë. Gjithashtu, ai përmendi dështimet për të sjellë Javier Pastore dhe Edinson Cavani, duke thënë se këto ishin çështje momenti dhe vendimesh të klubit.

Nga transferimet që e bëjnë krenar, ai përmendi Gila, Keita Balde dhe Luiz Felipe, të cilët u zbuluan nga Lazio në kategori të ulëta dhe u bënë lojtarë të rëndësishëm. Tare vlerësoi gjithashtu Khéphren Thuram, duke thënë se ka potencial për t’u bërë një lojtar i madh.

Le ta fillojmë pikërisht nga Lazio. A e ndiqnit ende, pasi u larguat si drejtor?

Sigurisht. Në fillim isha pak i distancuar, por e vlerësoja punën e Baronit. Skuadra ishte në pjesën më të madhe ajo e sezonit pararendës dhe lojtarët e rinj po integroheshin mirë.

Ju keni qenë në Romë për gati 20 vite. Shumë goditje në merkato, por edhe ndonjë dështim. A ka ndonjë lojtar që mund ta kishit sjellë te Lazio, por nuk arritët?

Shumë. Një që më vjen në mendje është Kvara. E kishim pothuajse të mbyllur, por nuk u krijuan kushtet për ta finalizuar. Një tjetër është Kim, gjithçka ishte gati. Ai luante në Pekin dhe papritur klubi kinez vendosi të mos e shiste më. Po flas për gjëra që ndodhën të paktën dy vite para se ata të shkonin te Napoli.

A ndodhi e njëjta gjë me Javier Pastore?

Ishte një dëm i madh, sidomos sepse sapo kisha mbërritur te Lazio dhe mund të ishte goditja ime e parë. Përfshihej edhe brenda buxhetit të klubit. Fatkeqësisht, i besova personit të gabuar, një agjenti që më pas ia propozoi një ekipi tjetër dhe na e rrëmbyen. Një tjetër është Cavani…

Na tregoni më shumë mbi Cavani?

Nëse gjërat ndodhin në një mënyrë, gjithmonë ka një arsye pas tyre. Ne e kishim parë të parët Cavanin, por ai mori oferta më të rëndësishme. Ishte çështje momenti, por kjo mund të ndodhë.

Po ndonjë goditje për të cilën ndiheni krenar?

Eh… mund të përmend shumë. Nuk do të doja të bëja padrejtësi ndaj askujt, por do të thoja Gila, i marrë nga ekipi i dytë i Real Madrid, ose Keita Balde. Po ashtu edhe Luiz Felipe, i zbuluar në Serinë D braziliane.

Tani le të flasim për kampionatin. A ka ndonjë lojtar që ju ka impresionuar në Serie A?

A jam subjektiv nëse them Gila? Jo, pa shaka, për mua ai do të bëhet një mbrojtës i nivelit botëror. Ka cilësi të mëdha dhe po përmirësohet me ritme të shpejta. Një tjetër është Khéphren Thuram. Unë e pashë vite më parë, kur ishte ende adoleshent, por kishte cilësitë e një lojtari të madh. Do të bëhet i madh, duhet vetëm të jetë më i rrezikshëm në zonën e golit.

Flitet gjithnjë e më shumë për rolin e drejtorit sportiv dhe mënyrat e reja të merkatos…

Bota ecën përpara, evoluon, ashtu si edhe futbolli. Sidoqoftë, unë besoj se parimet e këtij profesioni mbeten të njëjta: syri dhe marrëdhëniet njerëzore. Për mua, kjo është baza. Pastaj, të shohësh shumë ndeshje, të kërkosh, të flasësh me djemtë dhe familjet e tyre. Është një punë brenda punës